Larja e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e koronavirusit, por ndoshta nuk po e bëni atë në mënyrën e duhur

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Me rritjen e shqetësimit rreth koronavirusi nëpër botë, ekspertët rekomandojnë larjen e duarve si një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm. Por, shumë prej nesh edhe pse kemi vite që e bëjmë diçka të tillë nuk i lajmë duart në mënyrën e duhur.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) këta janë 5 hapat për larjen e duarve në mënyrën e saktë:

  • Lagini duart me ujë të pastër, të rrjedhshëm (të ngrohtë ose të ftohtë), mbylleni rubinetin dhe aplikoni sapunin.
  • Shkumojini duart tuaja duke i fërkuar me sapun. Shkumoni dhe fërkoni pjesën e pasme të duarve, ndërmjet gishtave dhe poshtë thonjve.
  • Fërkojini duart për të paktën 20 sekonda. Nëse nuk jeni i mirë me kohën këndoni dy herë nga fillimi në fund këngën e ditëlindjes. Sa të zgjasë kënga (dy herë) aq duhet të zgjasë fërkimi i duarve pasi keni aplikuar sapunin.
  • Shpërlajini mirë duart me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm.
  • Thajini duart duke përdorur një peshqir apo kartpeceta të pastra.

Por, nëse nuk keni ujë? Përdrorni solucion(dizinfektues) për duart që përmban të paktën 60% alkool. Aplikojeni atë në duar dhe gishta dhe lëreni të thahet. Edhe kjo kërkon deri në 20 sekonda.

Burimi: CDC

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur