Lavanda, bima qetësuese, trajtuese e shumë sëmundjeve

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Emri i saj vjen nga latinishtja dhe do të thotë “me la”.

Përbërësit: Vaj esencial, taninë, flavonoide, kumarinë, triterpenoide.

Veprimi:

Relaksues, tonik për sistemin nervor, stimulon qarkullimin e gjakut, antibakterial, antispazmik, analgjezik, antiseptik, si dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit.

Pjesët që përdoren:

Lulet: janë më pak të fuqishme në efektin e tyre sesa vaji esencial. Ato përdoren siç çaj në rastet me lodhje nervore, për qetësimin e dhimbjeve të barkut dhe mostretjen e mirë të ushqimit.

Vaji esencial: është një nga vajrat aromatikë shumë të njohura i cili përdoret për të trajtuar një variacion të madh sëmundjesh.

Përdorimi:

Çaji i luleve merret për të trajtuar lodhjen nervore, dhimbjen e kokës, të barkut etj. Një çaj i holluar mund t’u jepet fëmijëve të vegjël për t’i qetësuar. Tinktura përdoret për depresion dhe dhimbje koke.

Shtohen disa pika vaj esencial në krem me përmbajtje kamomili për të trajtuar ekzemën.

Disa pika trete në ujë për të lyer zonat e djegura nga dielli dhe flluskat e krijuara nga djegia.

Për të qetësuar spazmat e astmës bronkiale merren 5 pika vaj livande dhe bashkohen me vajin e kamomilit.

Vaji i livandës i bashkuar me vajin e misrit përdoret për masazh dhe i shpërndarë në zonën e qafës dhe të tëmthit qetëson dhimbjet  e kokës dhe të fillimit të migrenës.

Kjo përzierje përdoret për të lyer vendet  pickimeve të insekteve dhe nga thumbimet e tyre./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet