LBR 2018/ Ministria e Shëndetësisë fton për diskutim Urdhrin e Farmacistit

Denisa Canameti

“Kontrata F 2018 është tërësisht e njëanshme, antiligjore dhe antikushtetuese, nuk është marrë parasysh asnjë mendim dhe për herë të parë pas 15 vitesh nuk është negociuar”.

Bazuar në këto pretendime, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ka ftuar sot të gjithë farmacistët e Shqipërisë që kanë ose kërkojnë të lidhin kontratë për shitjen e barnave me rimbursim, në një takim.

Në këtë takim, ashtu sikurse ishte lajmëruar, u evidentuan të gjitha problematikat në lidhje me Kontratën F 2018, me Listën e Re të Barnave me Rimbursim, si dhe u diskutua për format dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Urdhri ka folur gjithashtu edhe për masat që do të marrë në vazhdim, duke nisur me një shkresë drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Ramës për negocimin e kontratës. Në rast refuzimi, të premten është paralajmëruar përshkallëzim i organizimit, në greva.

Burime zyrtare brenda Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë, shprehen se pas organizimit të sotëm, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka thirrur në një takim.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni