LDGSH: Ndal kancerit të gjirit, qeveria të sigurojë kontrollin për çdo grua

Vazhdon sensibilizimi i grave dhe nënave për kancerin e gjirit. Këtë të enjte deputetë të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre pranë Spitalit Amerikan. Në kuadër të sensibilizimit që po bëhet përgjatë muajit tetor, nga të gjitha institucionet për ndërgjegjësimin e grave dhe nënave shqiptare për kancerin e gjirit, një grup deputetësh të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre sensibilizues pranë Spitalit Amerikan në Laprakë.

Albana Vokshi spitali amerikan“Kemi ardhur këtu për t’iu bashkangjitur fushatës ndërkombëtare për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit. Të gjitha gratë të mundësojnë marrjen e ekzaminimeve paraprake në mënyrë që të parandalojnë sëmundjen”, deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Nuk kanë qenë vetëm gratë e opozitës të cilat kanë dhënë mesazhin e tyre, por edhe burrat, të cilët u bëjnë thirrje grave, nënave dhe motrave që të vizitohen në kohë për të shpëtuar jetën e tyre.

“Është një problem mjaft delikat që kërkon një inkurajim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave. Të shkohet deri në depistazh aktiv të grupmoshave të rrezikuara nga kjo sëmundje e cila po bëhet kaq problematike kaq sensitive. Kjo gjë jep rezultate të mira në kurim dhe shpëton jetën e qindra e qindra grave”, deklaroi Bedri Miha, deputet i PD-së.

Shefja e departamentit të imazherisë, pranë Spitalit Amerikan, Iris Allajbeu, u bëri thirrje të gjitha grave që të ekzaminohen për të kapur në kohë sëmundjen. Sipas statistikave të Spitalit Amerikan vitin e kaluar në këtë spital janë bërë rreth 3000 mamografi nga ku ka rezultuar që 1 në 8 raste të jetë me kancerin e gjirit.

Albana Vokshi Spitali AmerikanLidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë u bëri thirrje të gjitha vajzave dhe nënave në të gjithë vendin që të bëjnë kontrollin e vazhdueshëm për të parandaluar kancerin e gjirit, në muajin e sensibilizimit kundër kësaj sëmundje.

Deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu, Jorida Tabaku të shoqëruara edhe nga deputetët Roland Keta e Bedri Mihaj, u takuan sot me mjekë diagnostifikues në Spitalin Amerikan, ku ofrohet kontrolli i mamografisë falas, si dhe një paketë analizash për nënat në nevojë.

Kryetarja e Lidhjes së Gruas, Albana Vokshi, i bëri thirrje qeverisë që të krijojë të gjitha mundësitë që çdo vajzë dhe nënë në Shqipëri të ketë mundësi të kontrollohet dhe të parandalojë këtë sëmundje.

“Forumi i Gruas i Partisë Demokratike po flet me gratë dhe vajzat për rëndësinë e kontrolleve mjekësore për të parandaluar në kohë kancerin e gjirit. LDGSH do të jetë në terren për të kujtuar gratë të kryejnë kontrollin e përvitshëm të mamografisë. Zbulimi i hershëm i sëmundjes rrit mundësitë e kurimit dhe shërimit të plotë.

Albana Vokshi Spitali Amerikan“Në Shqipëri, 500 gra preken çdo vit nga sëmundja e kancerit të gjirit. 50% e rasteve të prekura zbulohen në fazë të avancuar të sëmundjes, kur ka pak shpresa për mbijetesë. Nëse kanceri i gjirit kapet në kohë, 90% e rasteve të ekzaminuara kurohen plotësisht.

“Gratë në qeveri t’i thonë ministrit të Shëndetësisë që të sigurojë shërbimin e mamografisë. në shumë qytete të shqipërisë mungojnë aparaturat e mamografisë. qeveria duhet të veprojë me urgjencë për të ofruar këtë shërbim edhe në fshat. Gratë në fshat janë harruar sepse qeveria bën propagandë në kryeqytet.

“Është folur për mamografi falas, por kur mungojnë aparaturat, besoj të gjithë e kuptojnë se falas është vetëm propaganda dhe ironia qeveritare. Falënderoj Spitalin Amerikan që po mbështet fushatën e LDGSH-së për të mundësuar falas kontrollin e mamografisë dhe një paketë analizash për nënat kryefamiljare dhe gratë e pushuara nga puna, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar vizitat mjekësore”, tha Vokshi.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal