Lejoni fëmijët të ecin zbathur

Ilma Lamçe

Na ka ndodhur të gjithëve të ecim zbathur dhe kënaqësia e fëmijëve për të ecur kudo zbathur është e madhe. Por prindërit nuk i lejojnë fëmijët të ecin pa këpucë sepse kanë frikë së fëmijët e tyre mund të sëmuren.

Por pasi të lexoni studimin e fundit lidhur me efektet pozitive që sjell ecja zbathur, nuk do t’i pengoni më fëmijët tuaj të ecin pa këpucë. Ekspertët theksojnë se ecja zbathur nxit zhvillimin e trurit dhe zhvillimin ndijor tek fëmijët. Sistemi ndijor është sistemi kryesor që lejon zhvillimin e trurit. Kjo fazë është shumë e rëndësishme sepse duhet të rriten sa më shumë të jetë e mundur ndërveprimet që fëmijët kanë me botën.

Ekspertët theksojnë se duke i lejuar fëmijët të ecin zbathur në shtëpi, në plazh apo gjatë një shëtitje, ata mund të pasurojnë sistemin ndijor dhe të kenë një zhvillim më të shpejtë dhe më të plotë të trurit. Ecja zbathur u jep atyre mundësinë për të zbuluar dhe stimuluar të gjitha shqisat.

Këmbët janë pjesët më të pasura me nerva në trupin e njeriut, pra ato kontribuojnë në ndërtimin e rrugëve neurologjike në tru. Nëse i detyroni fëmijët të veshin gjithë kohës këpucë, ju po u hiqni atyre të gjitha mundësitë për të krijuar lidhje të reja nervore.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj