Leksion i hapur në Tiranë: Integrimi Evropian dhe të Drejtat e Njeriut

Marin Barleti

“Integrimi Evropian dhe të Drejtat e Njeriut”. Kjo është tema e leksionit të hapur i cili do të zhvillohet ditën e mërkurë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në kuadër të Presidencës Holandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Egbert Myjer

Prof. Egbert Myjer

Leksioni do të mbahet nga Prof. Egbert Myjer, ekspert holandez në Ligjin për të Drejtat e njeriut me një përvojë të gjatë si gjyqtar. Pasi detyrës si zv.dekan në Shkollën Juridike Holandeze, ai nisi karrierën si gjyqtar në vitin 1081. Në vitet 1996 deri 2004 ai ishte kreu i Avokatit të Përgjithshëm (një pozicion jo i ngjashëm me sistemin tonë ligjor) në Gjykatën e Apelit të Amsterdamit. Më pas u zgjodh si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pozicion që e mbajti deri në vitin 2012. Në periudhën nga viti 2000-2012, prof. Egbert Myjer ishte profesor i jashtëzakonshëm i të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Lirë në Amsterdam.

Ky aktivitet mbështetet nga “Jean Monnet Chair” i Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë, Departamenti i Historisë në Universitetin e Tiranës dhe EU Policy Hub, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë.

Të mërkurën, 22 qershor 2016, ora 9:30 – 11:00

Vendi: Instituti i Studimeve Evropiane, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, kati i parë, Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar