Lënda ushqyese që ju nevojitet për forcimin e kockave. Ja ku mund ta gjeni!

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar asnjëherë për vitaminën K2. Kjo vitaminë është e rrallë në dietën perëndimore dhe nuk ka marrë shumë vëmendje. Megjithatë, kjo lëndë ushqyese e fuqishme luan një rol të rëndësishëm në disa aspekte shëndetësore.

Madje mund të themi që vitamina K2 mund të jetë “lidhja e humbur” mes dietës dhe sëmundjeve të shumta vrasëse.

Janë 2 forma kryesore të vitaminës K…K1 gjendet tek produktet bimore si perimet, ndërsa vitamina K2 gjendet tek produktet shtazore dhe ushqimet e fermentuara.

Vitamina K2 mund të ndahet në disa nënlloje të ndryshme, megjithatë më të rëndësishmet janë MK-4 dhe MK-7.

Vitamina K2 mund të ndihmojë në parandalimin e një sërë sëmundjesh, si sëmundjet e zemrës, kancerin, osteoporozën etj.

Vitamina K2 forcon kockat duke aktivizuar një proteinë përgjegjëse për depozitimin e kalciumit në kocka dhe dhëmbë. Ajo bashkëvepron gjithashtu me vitaminën D për të reduktuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për dëmtimin e kockave.

Kjo vitaminë nuk është e mirë vetëm për shëndetin e kockave. Ajo aktivizon gjithashtu proteinat që larojnë kalciumin nga indet e buta, si arteriet, duke ulur kështu rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru. Përveç kësaj, vitamina K2 ul gjithashtu rrezikun për zhvillim të gurëve në veshka nga kalciumi, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ul inflamacionin dhe rrit aftësinë për të vrarë qelizat kancerogjene.

Si të merrni të gjithë dozën e nevojshme të vitaminës K2

Njerëzit mund ta konvertojnë pjesërisht vitaminën K1 në K2 në trup. Kjo shërben sepse vitamina K1 gjendet 10 herë më shumë se vitamina K2 në ushqime.

Megjithatë, studimet kanë treguar se vetëm procesi i konvertimit nuk është i mjaftueshëm, sepse përfitojmë më shumë duke e marrë vitaminën K2 direkt nga ushqimi.

Fatkeqësisht, dozat mesatare të kësaj lënde ushqyese të rëndësishme janë shumë të ulëta në dietën moderne.

Vitamina K2 gjendet kryesisht tek produktet shtazore dhe ushqimet e fermentuara, që shumë njerëz nuk i konsumojnë sa duhet.

Burimet e pasura shtazore përfshijnë mishi i viçit, qengjit apo pulës (sidomos pjesa e mëlçisë dhe organe të tjera të kafshëve), si dhe vezët.

Burime të tjera të vitaminës K janë edhe:

  • Perimet si spinaqi, shpargu dhe brokoli
  • Fasulet dhe produktet e sojës
  • Vezët
  • Luleshtrydhet
  • Mishi

Burimi: Health Line / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?