Studimi: Lëng domate çdo ditë për 2 muaj, ja rezultatet që do të shikoni

Ne të gjithë e dimë sa e dobishme është domatja për organizmin. Për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme të saj, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit vendosën të kryenin një eksperiment.

leng domateAta mblodhën gra me moshë, peshë e origjinë të ndryshme dhe u dhanë atyre një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbje peshe e konsiderueshme, e cila ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se “gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit.

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe  përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i  domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese. Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

Recetë për të përgatitur lëng domate shtëpi

Përbërësit:

  • 6 kg domate,
  • dy lugë kripë
  • 4 lugë sheqer

Metoda e përgatitjes:

Lani  domatet në ujë të ftohtë dhe pastaj grijini ato. Shtoni kripë dhe sheqer dhe vendosini në zjarr, përziejini shpesh për të parandaluar djegien. Pas 10 minutash hiqini nga soba dhe vendosini në një shishe qelqi të sterilizuar dhe të mbyllur mirë. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit