Lëngu i kaktusit, një pije e mrekullueshme për shëndetin

kaktusi

Lëngu i kaktusit, një pije shumë e popullarizuar në Meksikë dhe në disa vende të Evropës madje edhe në Amerikë , kjo për shkak të dobive të cilat i ofron për shëndetin. Hulumtimet shkencore kanë treguar se lëngu i kaktusit Nopal ka efekte anti-inflamatore të muskujve, arterieve, sistemit të tretjes dhe atij kardiovaskular.
Ky lëng përmban sasi jashtëzakonisht të madhe të laksativeve dhe ndihmon shumë trajtimin e kapsllëkut.
Është i pasur me shumë antioksidues e sidomos përmban sasi te konsiderueshme të një antioksidanti, të njohur si betalin, i cili na ndihmon të dukemi të rinj, promovon shëndetin optimal të qelizave si dhe e detoksifikon shumë organizmin tonë.
Lëngu i kaktusit ka efekte të mëdha anti-kancerogjene dhe studimet kanë treguar se marrja e lëngut te tij ndikon në zvogëlimin e tumoreve.
Aktusi Nopal është i pasur në fibra dietetike dhe hulumtimet e bëra ne Amerikë kanë konkluduar se ndihmon shumë në uljen e kolesterolit.
Për shkak të efekteve anti-inflamatore që ka përmirëson shumë uretren si dhe ndihmon mjaft shumë në reduktimin e dhimbjeve tek personat me infeksione të traktit urinar.
Lëngu i kaktusit përmban photochemikale, të cilat e përforcojnë shumë sistemin imunitar, përveç kësaj është dëshmuar se ky lëng është tejet efektiv për diabetikët, të cilët nuk janë të varur në insulinë sepse ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit ne gjak.
Mund të gjendet edhe në formë të tabletave, por edhe të përgatitet nga Kaktusi i freskët Nopal (për konsumim njerëzor) pasi që ka edhe lloje të tjera kaktusi të cilat nuk konsumohen.
Doza e rekomanduar brenda ditës është 2 deri në 3 lugë të mëdha lëng kaktusi, për t’i dhënë efekt edhe më të madh rekomandohet të përzihet me lëng greifruti.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit