Siç e kemi përmendur edhe në postimet e mëparshme, qepa është përdorur si një antibiotik natyral që në kohët e gjyshërve tanë. Ju mund ta përftoni lëngun e qepës në këtë mënyrë: priteni qepën në copa të vogla dhe futini në një gotë me ujë. Lëreni ujin gjithë natën në frigorifer dhe pijeni të nesërmen në mëngjes. Ja përfitimet që ju sjell ky ilaç natyral:
- Kontrollon nivelet e sheqerit në gjak
- Ndihmon në tretjen e ushqimit
- Redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
- Mbron nga alergjitë
- Pastron zorrën e trashë dhe parandalon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
- Parandalon infeksionet orale
- Ndalon rënien e flokëve
- Përmirëson shëndetin e lëkurës
- Mbron nga të ftohurat dhe gripi
- Përmirëson shëndetin e kockave
- Forcon sistemin imunitar.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


