Kush ka thënë se shalqiri është një frutë që nuk sjell ndonjë të mirë në trupin tonë? Ja çfarë thotë një studim i ri në lidhje me të. Shalqiri është një frutë që në të vërtetë sjell shumë të mira për trupin tonë.
Edhe pse i varfër me kalori, ai përmban antioksidues, vitamine A, C dhe B6. Sipas studiuesve te Universitetit te Cathalogne-s në Spanje, ky frutë ndihmon mjaft për të larguar dhimbjet muskulore në të gjitha pjesët e trupit.
”Citrulina është një lloj acidi i rrallë që gjendet tek shalqiri dhe deri me sot nuk ka qenë shumë i studiuar. Vlerat e tij janë të shumta ” thonë studiuesit. Rezultatet kanë treguar se personat që pinin lëng shalqiri para seancave të sportit nuk kishin dhimbje dhe ndiheshin më në formë sesa ata që nuk kishin pirë.
Lëngu i shalqirit, ilaçi kundër dhimbjeve muskulore



