Lëngu që mbron mushkëritë nga duhani…deri diku

Blerina Bombaj, dietologe

Të gjithë e dimë se duhanpirja është ndër zakonet më të këqija që njeriu mund të përftojë. Ajo dëmton çdo qelizë dhe organ të organizmit tonë. Kryesisht, pirja e cigares shkakton dëmtimet më serioze në mushkri dhe është arsyeja numër një e kancerit te tyre. Edhe disa sëmundje si astma dhe bronkiti janë të lidhura me duhanpirjen. Përbërja e pijes që rekomandojmë rrit kapacitetin antioksidues në trup dhe për këtë arsye, ndihmon neutralizimin e radikaleve të lira që çlirohen nga tymosja e duhanit. Nëse jeni duhanpirës, këshilla e parë dhe thelbësore është ta ndërprisni këtë zakon vdekjeprurës. Por, nëse nuk arrini ta bëni këtë të mirë për veten tuaj, atëherë praktikoni këtë recetë e cila ndihmon më së miri në shëndetin e mushkërive tuaja.Shafran Indie

Përbërësit:

  • 2 lugë Shafran Indie
  • 1 copë të vogël xhenxhefil të freskët
  • 1 litër ujë (mundësisht burimi ose të filtruar)
  • 400gr hudhër, të qëruar dhe të prerë në katërsh
  • 200gr sheqer nga kallamsheqeri, të papërpunuar

Përgatitja:

Vini ujin në zjarr. I shtoni sheqerin. Pasi të vlojë, i shtoni përbërësit e tjerë. E të vlojë derisa përzierja të shkojë në gjysmë të volumit fillestar. Më pas e kulloni dhe e vendosni në një shishe qelqi. Pasi të ftohet e lini në frigorifer.

Si ta përdorni:

Mund ta përdorni çdo ditë, esëll në mëngjes dhe para gjumit (dy orë pas vaktit të darkës), nga 2 lugë supe.

Ushqime të tjera që ndihmojnë shëndetin e mushkërive

Mollët: flavonolet që ndodhen te mollët ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes dhe lirimin e tyre. Por kjo ndodh nëse konsumohen të paktën 4 mollë në javë.

Limoni jeshil: përmban substanca mjaft të dobishme për mbrojtjen e qelizave nga çrregullime kancerogjene.

Portokajtë: vitamina C ndihmon rikuperimin e mureve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut.

Karotat: beta-karoten e cila shndërrohet në vitaminë A, lidhet me rrezik më të ulët të astmës.

Farat e linit: në sajë të acideve lyrore omega 3 dhe magnezit që përmbajne, ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe në zbutjen e muskujve.

Lëngu i shegëve: mund të veproje si një ushtar i mirë trajnuar kundër agresorëve kancerogjene ndaj qelizave të mushkërive.

 

Postime të ngjashme

Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private