“ Lëviz për kopshtin tim” nxit lëvizjen qytetare

Qëllimi i parë për të cilin u projektua “ Lëviz për kopshtin tim” ishte nxitja e lëvizjes qytetare për t’i bërë institucionet vendore më të përgjegjshme dhe më transparente ndaj qytetarëve.

Në postën e faqes sonë çdo ditë vijnë mesazhe mbështetëse të qytetarëve të cilët vullnetarisht në një mënyrë ose një tjetër duan t’i bashkohen nismës sonë. Ata janë qytetarë jo vetëm të Tiranës, por edhe të rretheve, të cilët shprehin shqetësimin për gjendjen e kopshteve publike në qytetin e tyre.
“Po kopshte publike në fshatrat tona kur do të ketë?”, është njëra nga pyetjet e drejta që na drejtohen.
Jemi të lumtur dhe besimplotë që diçka kemi arritur të lëvizim brenda realitetit tonë kokëfortë: Kemi gjetur njerëz që besojnë në aktivizmin shoqëror.

E ndërsa shumë prindër shprehin vlerësime për stafin i cili kujdeset çdo ditë për fëmijët, ata janë gjithashtu të shqetësuar lidhur me kushtet që ambientet e kopshteve ofrojnë.

“Në kopshtin ku është vajza ime,unë jam shumë e kënaqur me stafin pedagogjik,po kur mendoj për ngrohjen, numrin e fëmijëve në grup, psikologia me duket ëndërr. Hajt ta themi shqetesimin…do shikojme si do jete dimri tjeter!?” shkruan një prej prindërve që ndjekin çdo ditë rrjetet tona sociale./ shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?