Lëvozhgë veze kundër osteoporozës?

Bluajini dhe pastaj hajini: Shumë njerëz i hanë vezët për shkak të niveleve të larta të kalciumit dhe përfitimeve të tjera shëndetësore që ajo mbart. Kalciumi i lëvozhgave të vezës është, ndoshta, burimi më i mirë natyror i kalciumit, dhe shumë i lehtë për t’u tretur dhe përthithur.

levozhge vezeHulumtuesit holandezë kanë raportur një efekt shumë pozitiv të kalciumit të lëvozhgave të vezës (me magnez + vitaminë D) në dendësinë minerale të kockave. Lëvozhga e vezës rrit densitetin e kockave dhe i bën mirë shëndetit të dhëmbëve.

Një studim i vitit 2003 gjithashtu tregoi se përdorimi në ushqim i lëvozhgave (pluhur) të vezës ndihmon kundër osteoporozës dhe qetëson dhimbjet.

Lani lëvozhgën e vezës me ujë të ngrohtë (pasi keni hequr pjesën e brendshme), por mos e hiqni membranën, sepse përmban ushqyes të rëndësishëm për nyjet dhe artritin.

Lërini lëvozhgat në një peshqir derisa të thahen vetë në temperaturë ambienti. Bluajini ato në mënyrë që të bëhen në formë pluhuri të hollë. (Për mbrojtje nga sëmundjet, vezët mund të zihen paraprakisht).

Mbajeni pluhurin e lëvozhgave në një vend të thatë dhe shtojeni tek ushqimet (si erëz).

Estetikë

Lëvozhgat e vezës mund të përdoren edhe për të nxjerrë jashtë pikat e zeza që ju dalin në fytyrë dhe për të pastruar aknet, si dhe heqin lëkurën e thatë në fytyrë (ose trup)

Bluani imët 2 lëvozhga veze dhe përziejini vetëm me të bardhën e vezës (pa të kuqen). Lyejeni të gjithë fytyrën dhe lëreni derisa veza të thahet në lëkurë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Rezultati i një lëkure të butë do të jetë i menjëhershëm.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer