Leximi i celularit shtrirë? Ja ç’ndodh me kockat tona!

Pyetje nga lexuesit: Mirëmëngjes, Gazeta Shëndeti! Kisha një pyetje për mjekët: leximi i celularit shtrirë për kohë të gjatë a ndikon në strukturën kockore të trupit?

Përgjigjet mjeku Mirel Idrizi, ortoped-traumatolog

Njeriu ka nevojë për një kohë pushimi dhe rikuperimi përgjatë veprimtarisë së 24-orëshit, përfshirë këtu dhe orët e gjumit. Kjo periudhë (e çlodhjes dhe rikuperimit) ka sasinë kohore optimale varësisht nivelit të lodhjes, llojit të veprimtarisë ditore, por nuk është pa fund. Teprimi me qëndrimin shtrirë të kujton pasojat e astronautëve nga qëndrimi në hapësirë me mungesë graviteti. Strukura kockore është programuar për peshëmbajtje dhe përballim të trysnisë fizike. Në mungesë të tyre, ajo (struktura kockore) do të fillojë të humbasë minerale (që përbëjnë densitetin kockor) pasi nga qëndrimi shtrirë ose pasiv për kohë jashtë normales, ka marrë mesazhin se nuk i duhen më. Në rastin kur kjo kohë konsumohet në prani të pajisjeve me valë, ku hyn dhe celulari, na duhet të llogarisim dhe efektin potencues negativ të RFR (radiacionit radiofrekuent), i cili me anë të jonizimit të ajrit, ndikon në metabolizmin kockor, duke zhbalancuar aktivitetin rezorbues/kockëformues. Në fakt, ai (RFRja) nxit osteoklastet dhe frenon osteoblastet, me pasojë dobësim të strukturës kockore që perceptohet me dhimbje të strukturave osteoartikulare sidomos në qëndrime dhe ecje në këmbë ose në mbajtje të peshave dhe gjatë ushtrimit të aparatit skeletor në sforcime dhe tensione fizike.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim