Lexoni vetë dorën tuaj

Për qindra vjet njerëzit e kanë parashikuar fatin e tyre përmes leximit të dorës. Dora e njeriut mendohet të mbajë një pafundësi informacionesh, por nuk dihet nëse ato janë të vërteta apo jo.

lexo dorenNëse shohim linjat e dorës, jo të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Përveç 4 linjave të mëdha, disa njerëz kanë një hark të shkurtër nën gishtin e mesëm dhe atë të unazës. Në fakt, kjo linjë e shkurtër e lakuar është njohur si “rrethi Venus (i dashurisë)”. Sipas studimeve, jo të gjithë njerëzit e kanë këtë linjë në duart e tyre.

Sipas lexuesve të duarve, nëse rrethi është i mbyllur do të thotë se do të keni (ose keni) një zhgënjim të madh dashurie.

Cila është linja juaj?

1) Nëse keni këtë linjë do të thotë se jeni inteligjent, ambicioz dhe i pavarur. Mund të gjykoni dhe të merrni vendime të mira. Megjithatë, ju keni një qëndrim materialist dhe egoist në jetë. Merrni përparësi të cilësive tuaja të mira për të përmirësuar komunikimin dhe jetën tuaj.

2) Nëse keni këtë linjë, jeni të vëmendshëm, të sjellshëm, dhe të besueshëm tek njerëzit. Prireni të jeni shumë emocional dhe prekeni shpejt. Është e rëndësishme të dini gjërat që ju mërzisin.

3) Nëse keni këtë linjë, jeni të kënaqur dhe të sigurtë në jetën sentimentale, nuk ka rëndësi nëse jeni vetëm apo në marrëdhënie. Ju jeni të lumtur dhe pozitiv në çfarëdo mënyre.

4) Nëse keni këtë linjë, jeni të durueshëm, të dashur, të qetë dhe plot qëllime të mira. Jeni gjithashtu tip altruist.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës