Lezhë, mbetjet spitalore hidhen në kazanët e plehrave urbane (Video)

Mbetjet spitalore të Spitalit Rajonal të Lezhës hidhen në mes të ditës në kontejnerët e mbetjeve urbane. Pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ tregojnë një moment kur një punonjëse e spitalit hedh mbetjet spitalore tek  kazanët ku njerëzit hedhin mbetjet e konsumit të përditshëm.

Këto mbetje, të aksesueshme lehtësisht nga fëmijët, janë burim infeksionesh dhe rrezikues për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.

Ndërkohë, drejtuesit e Spitalit Rajonal të Lezhës, në një reagim për ‘BalkanWeb’, pranojnë se në kontejnerë kishte mbetje të rrezikshme spitalore, por, sipas tyre faji është edhe i Bashkisë që ka lëvizur kontejnerët e mbetjeve jashtë rrethimit të spitalit.

Në një prononcim për mediat, shefi i Shërbimit Mjedisorë pranë këtij spitali, Ervin Haxha, kërkon nga Bashkia e Lezhës që të vërë në dispozicion një kontejner të posaçëm që t’i vihet në dispozicion vetëm spitalit.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë