Licenca për infermier, mami e fizioterapistë, qindra përsëritës në test

1600 specialistë të diplomuar në fusha të ndryshme mjekësore do të garojnë për të fituar licencën profesionale në profilet përkatëse si infermierë, mami, teknikë laboratori, teknikë imazhierie, logopedistë dhe fizoterapistë. Pas mbylljes së praktikës këta kandidatë duhet t’i nënshtrohen provimit të aftësimit profesional, dhe vetëm nëse kalojnë në këtë provim, mund të hyjnë në provimin e shtetit ku dhe do të mund të pajisen me licencën profesionale.

doktorDuke parë problemet e shumta të shfaqura në këtë sektor, kreu i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi deklaroi të martën se ky institucion është duke përgatitur zhvillimin e provimit të praktikës ose siç njihet ndryshe, “Testimi i Aftësimit Profesional”, për të gjithë kandidatët infermierë, mami, teknikë laboratori, teknikë imazhierie, logopedistë dhe fizoterapistë.

Skënderi sqaron se në këtë provim praktike do të hyjnë të gjithë ata kandidatë që e kanë mbaruar një fakultet të akredituar, janë të regjistruar tek urdhri profesional, si edhe kanë zhvilluar tre muajt e praktikës e janë vlerësuar pozitivisht rreth saj, duke mundësuar në këtë mënyrë nënshtrimin ndaj këtij testimi të aftësimit të tyre profesional.

Testimi i Aftësimit Profesional do të zhvillohet nga data 20 deri në datën 30 prill. Listat janë publikuar tashmë në faqen zyrtare të këtij urdhri, me ditët dhe oraret e përcaktuara të testimit për secilin nga profilet përkatës.

Datat e Provimit të Shtetit do t’i shpallë Agjencia Kombëtare e Provimeve të Shtetit, ku për të, do të regjistrohen rreth 1700 veta, sepse këtu shtohen edhe ata që hyjnë për herë të dytë, të tretë, madje edhe të katërt e të pestë.

Nga të dhënat e detajuara rezulton se janë rreth 500 kandidatë të cilët figurojnë si përsëritës që regjistrohen për provim, ku për herë të pestë janë vetëm disa, sepse ka njëfarë frike prej tyre pasi, ku pas dhënies për herë të pestë të provimit, nuk do të kenë më të drejtën e hyrjes në Provim të Shtetit.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj