Licencat e reja, publikohet kalendari i testimeve për 9 profilet mjekësore

Blertina Koka

Sezoni i testimeve për licencat e reja në profesionet e mjekësisë fillon më 2 maj. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin kur do të zhvillohen provimet për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit.

Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore nga java e parë deri në javën e fundit të muajit maj 2017.

Vetëm kandidatët që kanë arritur të përfundojnë programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion kanë të drejtë të japin provimin e shtetit në muajin maj 2017, për të fituar licencën profesionale në një nga specialitetet e përcaktuara mjekësore.

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Të parët që do të hapin sezonin e majit për këto profesione janë mjekët, të cilët do të futen në provim më 2 maj, në orën 09:00 dhe 11:30. Brenda ditës do të zhvillohet provimi edhe për një pjesë të farmacistëve, në orën 14:00 dhe 15:30.  Pas tyre renditen stomatologët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit, mamitë, fizioterapistët, logopedistët dhe në fund infermierët.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, gjysma e dytë e muajit maj është përcaktuar vetëm për profesionin e infermierit, përkatësisht nga data 16-31 maj. / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet