Licencat për mjekët e rinj, provimi shtyhet për në 12 maj

Zbardhen listat zyrtare të kandidatëve që kanë të drejtë të kalojnë në provimin e shtetit, rezultatet pozitive të cilit lejojnë edhe marrjen e licencës në specialitete të ndryshme mjekësore. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) ka detajuar jo vetëm listat e kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e kërkuara dhe po u nënshtrohen provimeve, por edhe kalendarin me oraret e testimeve që do të zbatohet për secilin prej tyre.

mjek studim 1Sipas burimeve zyrtare provimi të kësaj agjencie, provimi për licencat e reja të mjekut janë shtyrë për t’u zhvilluar me dy turne, në datën 12 maj. Orarin e provimit për secilin kandidat e gjeni online në faqen zyrtare të kësaj agjencie. Ndërkohë që në ditët në vijim do të vijojnë testimet për profilet e mamisë përkatësisht në datat 8 dhe 9 maj, fizioterapia në datën 7 maj.

Sipas udhëzimeve të detajuara nga AKP, kandidati duhet të paraqitet në ambientet e provimit 40 min para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:  “letërnjoftim (kartë ID) ose pasaportë për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal dhe kopje të tij), me vërtetim regjistrimi dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit”.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat përkatëse ku: “ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi, ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, si dhe ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”.

AKP sqaron më tej se të gjithë kandidatët mund të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën e orën e provimit në faqen zyrtare të AKP në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve. Vetëm kandidatët që arrijnë të marrin nota kaluese në këtë provim do të mund të pajisen me licencën profesionale për të vijuar ushtrimin e profesionit në degën ku janë diplomuar. Ndërkohë që mbetësit do të duhet të preson sezonin e radhës të provimeve të shtetit për të siguruar kështu një tjetër mundësi për të marrë testimin.

Sipas procedurave të përcaktuara kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit për të marrë licencën deri në 5 herë. Nëse dështon edhe pas tentativës së pestë ai humbet përfundimisht të drejtën për të vijuar ushtrimin e profesionit në degën ku dhe është diplomuar./ Pranvera Kola

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme