Ligji për barnat, opozita në Kuvend: Beqaj të japë dorëheqjen

Opozita i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të japë dorëheqjen duke e akzuar për korrupsion dhe klientelizëm në institucionin që ai drejton.

Teksa kundërshtuan ligjin për barnat, demokratët i përmendën ministrit akuzën për përfitim në mënyrë të jashtëligjshme në dy vite të 22 tenderave për komaninë e tij.

Ilir Beqaj kuvendDeputetja Topalli tha se në Kuvend “sillet një ligj i ri që bën të mundur që sot e tutje në Shqipëri të hyjnë barna false, të pakontrolluara”, ndërsa deputetja Vokshi kërkoi dorëheqjen e Beqajt duke u shprehur: “Ju bën nder të jepni dorëheqjen, më mirë ju, sesa të largoheni me turp, zoti Beqaj”.

Ish-deputeti socialist i rreshtuar në radhët e demokratëve, Kastriot Islami, kërkesën për dorëheqje nuk e kufizoi vetëm tek ministri Beqaj, por këtë akt ia kërkoi dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe atij të Energjisë, Damian Gjiknuri.

Islami: “Ilir i dashur, Sajmir, Damian, jepni dorëheqjen, sepse unë takoj shumë veta edhe nga grupi i PS dhe thonë nuk i mbrojmë më dot këta. Nuk po them se çfarë thotë opozita, se nuk ju intereson.Thonë që këta nuk kanë faj, këta i përdor Rama dhe i nxit Rama”.

Përballë akuzave reagoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se opozita po synon të godasë reformat e qeverisë në sistemin shëndetësor.

Beqaj: “Profesorm do të vazhdosh të bashkëjetosh me keqardhjen tënde, nuk do ta jap dorëheqjen. E kam thënë dje pse, jam sot edhe më i bindur se dje që reformat e domosdoshme që na duhet të ndërmarrim do të kenë kostom por edhe sulme nga të gjitha llojet”.

Opozita e kundërshton ligjin për “barnat dhe shërbimin farmaceutik”, duke theksuar se ai krijon pasiguri në treg, duke e bërë të hapur për medikamente të skaduara apo me origjinë të dyshimtë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim