Ligji për barnat, rrëzohet propozimi i PD-së

Mazhoranca në Komisionin e Shëndetësisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për të mos ndryshuar ligjin e barnave.

komisioniMbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes palëve mbi ndryshimet që parashikon ligji i ri.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se, për çdo marrëveshje, ka një klient nga pas.

Ajo propozoi që ligji për tregtimin e barnave të mos ndryshojë, por të ngrihet një komision kombëtar dhe ndërkombëtar që të shohë me detaje projektligjin.

Edhe LSI ka përforcuar sërish qëndrimin e saj kundër ndryshimit të ligjit përmes kreut të grupit parlamentar, njëherësh anëtar i Komisionit, Petrit Vasili. Sipas tij, ndryshimi i nenit shton gamën e barnave që hyjnë. “Nuk mund të jemi selektiv. Qeverisjet e majta e të djathta e kanë trajtuar njësoj tregun farmaceutik. Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë”, tha ai.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim