Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh themrat e plasaritura të mbartura nga sezoni i dimrit, mund të kthehen në një problem shqetësues kur vjen puna tek përdorimi i sandaleve apo shapkave të verës.
Kremrat e ndryshme hidratues, trajtimet nëpër qendra estetike shpeshherë kërkojnë shumë mund dhe para, dhe përgjithësisht ndodh të mos japin rezultatet e pritura.
Prandaj, zgjidhja më e mire mund të gjendet në naryrë, apo kuzhinë…është fjala për limonin. Si fillim, zgjidhni një limon që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar thembrën e këmbës, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar, përgatisni një limonadë, ndërsa për rregullimin e thembrave të plasaritura ju nevojitet vetëm lëvorja.
Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni. Pasi ta keni pozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, vishni çorapen. Lëngu i limonit do të eleminojë lëkurën e thatë. Nevojitet ta lini të veprojë gjatë natës. Pas vetëm një nate, thembrat do të bëhen më të buta, të gjitha pjesët e plasaritura hiqen dhe pasi ta keni vendosur kremin hidratant, do të dukeni sikur sapo keni dalë nga estetistja.
Burimi: helthyfood/https://shendeti.com.al


