Kryefaqja Aktualitet Lindën me kafka të ngjitura, ndahen pas 50 orë operacion binjaket

Lindën me kafka të ngjitura, ndahen pas 50 orë operacion binjaket

0
Shpërndaje

Binjaket  2-vjeçare me kafka të ngjitura janë ndarë me sukses pas një sërë operacionesh që kanë zgjatur gati 55 orë në total. 2-vjeçaret Safa dhe Marwa Ullah i janë nënshtruar 3 operacioneve të vështira në kokë në një spital në Londër. Më shumë se 100 punonjës të stafit janë përfshirë në këto procedura, që janë kryer për një periudhë prej 4 muajsh.

Kirurgët u ndanë trurin, që ishin ndërthurur në kafkat e tyre, pastaj ndanë kafkat e ngjitura. Ato tani bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit. Operacioni është paguar nga një bizneesmen pakistanez.

Binjakët e ngjitur janë raste shumë të rralla- ku prek 1 në 2.5 milionë raste në vit. Vajzat nga Pakistani lindën me kafkat dhe enët e gjakut të ngjitura me njëra-tjetrën.

Nëna e tyre, Zainab Bibi, 34 vjeç, tha: -“Ne jemi në borxh me stafin e spitalit dhe duam t’i falënderojmë për gjithçka që kanë bërë”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here