Lindi në shtëpi, vdes foshnja, nëna në gjendje të rëndë

Një foshnjë e sapolindur ka humbur jetën në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e hënë, ku në maternitet, kanë shkuar në gjendje të rëndë, 40-vjeçarja V.K., banues në Tiranë, me foshnjën dy javëshe.

Mësohet se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet kurse nëna është në gjendje të rëndë.

Nga veprimet paraprake të kryera rezulton se V.K. vuan nga çrregullime mendore.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, por edhe për shkak të gjendjes së gruas, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm./ Gazeta Shqip

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni