Lindja pa dhimbje, si realizohet?

Elton Peci, gjinekolog

Anestezia epidurale është metoda më e mirë për të lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes dhe femrat e preferojnë më shumë se çdo teknikë tjetër  anestezike. Në momentin që përgatiteni për lindje është e nevojshme që të dini të gjitha mënyrat e lehtësimit të dhimbjes së lindjes, në mënyrë që të merrni vendimin më të mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

bebi qajAnestezia epidurale është një anestezi lokale, që e bllokon dhimbjen në një pjesë të veçantë të trupit. Qëllimi i saj është të sigurojë analgjezi (mungesë dhimbje), në ndryshim nga anestezia totale, ku ndjeshmëria është e frenuar në të gjithë trupin. Anestezia epidurale bllokon impulse nervore në segmentet e poshtme të palcës së kurrizit (medulla spinale), duke dhënë një ulje të ndjeshmërisë nga mesi e poshtë. Në këtë mënyrë, lehtësimi prej dhimbjes arrihet me doza minimale. Këto medikamente mund të përdoren në kombinim me adrenalinën, morfinën, klonidinë me qëllim zgjatjen e efektit anestetik ose për të stabilizuar tension arterial të nënës.

Anestezia epidurale nuk mund të praktikohet në përdorimin e gjatë të holluesve të gjakut, në gjendje shoku, ose në një infeksion në shpinë apo infeksion në gjak. Ajo nuk mund të përdoret as kur mjeku nuk e lokalizon dot hapësirën epidurale, si dhe në një lindje të shpejtë që s’na jep mundësinë për përdorim të medikamentit.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave