Lindjet e parakohshme, 400 foshnje humbën jetën gjatë 2017-s

Të paktën 3 mijë foshnja kanë lindur para kohe në vendin tonë gjatë vitit 2017, ndërsa 400 prej tyre kanë humbur jetën.
Sipas specialistëve, shkaqet janë të shumta, duke nisur që nga mos pasja e specialistëve në rrethe deri tek mbipopullimi i spitaleve në Tiranë. Ky problem sjell pamundësinë e dhënies së menjëhershme të ndihmës, foshnjave me probleme shëndetësore.

Maksim Gjoni, nëndrejtor i akreditimit, “Mbretëresha Geraldinë”: “Fëmijët të cilët në Elbasan, në Durrës apo në Spitale të tjera ku ofrohet i njëjti shërbim, të mos transportohen në Tiranë.”

“Një i porsalindur pa frymëmarrje, që tentohet të ventilohet me presion pozitiv, reanimimi vonon për arsye njerëzish që nuk janë të pranishëm, ose që nuk janë efecientë në punën e tyre… Foshnja pas pak shfaq konvulsione, transferohet në spitalin e nivelit të tretë, vendoset transferimi sa më i shpejtë, mjeti i transportit i papërshtatshëm… fëmija përsërit konvulsionin gjatë rrugës dhe pas disa orësh që vjen në spital vdes”, tha Eduard Tushe, shef i Shërbimit të Neonatologjisë.
Krahas fëmijëve që lindin para kohe, një shqetësim i mjekëve specialistë është edhe numri i ulët i lindjeve për 27 vitet e fundit.

“Lindshmëria në vendin tonë ka rënë nga 90 e ca mijë lindje që kemi pasur në vit para viteve 90 ne tani jemi 35 mijë lindje në vit. Ne humbasim çdo vit rreth 300 – 400 fëmijë, kryesisht nga këta që lindin para kohe”, tha Gjoni.
Ndër faktorët që ndikojnë në lindjet e parakohshme janë mënyra e jetesës si dhe kushtet e vendin e punës. / Klan Plus

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet