- Ushqimet e kripura dhe të yndyrshme
Shmangni në mënyrë absolute mishin me dhjamë. Do të ishte më e shëndetshme nëse do të konsumonit peshk. Shmangni ushqimet e skuqura dhe të konservuara, sepse përmbajnë shumë kripë. Dhe kjo kategori ushqimesh akumulon lëngjet në trup dhe kështu ndihmon në formimin e celulitit. Kur keni celulit, do të thotë se keni një vëllim në rritje të depozitave yndyrore që
ndërtohen në pjesë të veçanta të trupit (kofshë, vithe, bark, krahë). Në këtë kategori ushqimesh që nuk duhet të konsumohen, janë: patatet e skuqura, salca e sojës, mishi me dhjam, salçiçet, gjalpi, djathi i deles me yndyrë të lartë etj.
- Sheqeri
Ushqimet me sheqer, shkaktojnë insulinë, e cila stimulon formimin e indit dhjamor. Importimi I sasive të tepërta i ushqimeve të pasura me sheqer, shkakton lidhjen e sheqernave me proteina, duke dobësuar efektin e proteinave dhe duke shkaktuar inflamacion. Kjo është një ndër arsyet se zonat e trupit me celulit të dhembin.
Në këtë kategori ushqimesh duhet të shmangni: ëmbëlsirat me peta, ëmbëlsirat me shërbet, biskotat, çokollatat etj.
- Alkooli
Alkooli është gjithashtu në listën e gjërave të ndaluara, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive dhe toksinave. Përveç kësaj, alkooli rrit dëmtimin e qelizave të muskujve dhe të lëkurës. Alkooli zvogëlon efektin pozitiv të vitaminës C, kalciumit dhe zinkut në trup. Domethënë zvogëlojnë efektin e tyre dhe i përqendrojnë në yndyrna.
- Fast food (ushqimet e shpejta)
Fast food-i është shoku më i mirë i celulitit, sepse përmban aditiv, yndyrna të ngopura, kalori etj. Ky lloj ushqimi që merret në mënyrë të shpejtë, shkakton kaos në trup dhe përbërësit e dëmshëm ndërtohet gradualisht nën lëkurë. Këto ushqime duhet të shmangen në mënyrë kategorike.
- Ushqimet e përpunuara
Ushqimet në kanaçë si: salcat, salçiçet, akulloret etj duhet të shmangen, sepse nuk janë aspak të shëndetshme dhe shkaktojnë celulit.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


