Përshtati në shqip: Blertina Koka
Lajmi i keq për ata që pëlqejnë luleshtrydhet: fruti juaj i preferuar përmban nivelet më të larta të pesticideve se çdo produkt tjetër ushqimor.
Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG). Pas tyre rënditet spinaqi, si prodhimi me më shumë pesticide.
Të dhënat e grupit të analizuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës tregojnë se afro 70% e mostrave të 48 llojeve të ndryshme të prodhimeve bimore janë të kontaminuar me mbetje të pesticideve.
Departamenti zbuloi një total prej 178 pesticidesh dhe mbetje të tyre në më shumë se 3500 mostra të prodhimeve bimore të testuara.
Në raportin e Grupit të Punës për Mjedisin thuhet se pesticidet mbeten tek frutat dhe perimet edhe pas larjes së tyre, madje, në disa raste, edhe pasi u hiqet lëkura.
Më shumë se 98% e mostrave të luleshtrydheve, spinaqit, pjeshkave, nektarinave, qershive dhe mollëve rezultuan pozitiv për mbetje të të paktën një pesticidi.
Një mostër e vetme e luleshtrydheve tregoi 20 lloje të ndryshe pesticidesh. Luleshtrydhet kanë kryesuar gjithashtu listën “Dirty Dozen” të prodhimeve bimore me më shumë pesticide për vitin 2017.
Ndërsa pjeshkat dhe patatet janë shtuar këtë vit në listë.
Ja lista “Dirty Dozen” 2017 për prodhimet bimore me më shumë pesticide
- Luleshtrydhe
- Spinaq
- Nektarina
- Molla
- Pjeshka
- Dardha
- Qershia
- Rrushi
- Selinoja
- Domatet
- Speci i kuq
- Patatet
Ndërsa në listën e 15 prodhimeve bimore më të pastra për vitin 2017 përfshihen:
- Misri i ëmbël
- Avokado
- Aanansi
- Lakra
- Qepa
- Bizelet e ngrira
- Papaja
- Shpargu
- Mango
- Panxhari
- Pjepër i ëmbël
- Kivi
- Pjepër
- Lulelakra
- Grejpfruti
Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/


