Lluka Heqimi: Te Stela krijuam një model dobësimi me baza shkencore

Te Stela, është në përmbyllje të programit “Të dobësohemi shëndetshëm” pjesë e të cilit u bënë tre vajza që vuanin nga problemet me obezitetin. Në një ndjekje të specializuar vajzat iu nënshtruan një trajnimi i cili do t’i ndihmonte ato që të binin nga pesha në mënyrë krejt të shëndetshme. Gazeta “Shëndet+”, pati një bisedë me doktor Lluka Heqimin për ta pyetur për ecurinë e këtij trajnimi, nëse jemi drejt rrugës për prezantimin e një modeli pozitiv.

te stela Doktor, si ka qënë rrugëtimi me tre vajzat që u bënë pjesë e programit “Të dobësohemi shëndetshëm”?

Në përputhje me atë që morëm nga secili prej rasteve, ne vendosëm për një menu që mendojmë se ishte e duhura. Qëllimi kryesor i kësaj menuje është që ne të ushqehemi, të marrim një dietë hipokalorike dhe të funksionojë. Aktiviteti fizik është bërë 3 herë në javë në mënyrë që organzimi i pamësuar të mësohet të ketë 24 orë kohë që të rikuperohet. Qëllimi kryesor është që ata të fitojnë muskuj.

Pasi biseduam me instruktorin, vendosëm t’i fusim në një regjim muskulimi dhe në një regjim aerobik. U dhamë formulat respektive në përputhje me moshën e tyre, është formulë fare e thjeshtë: 220 minus moshën, del pulsi maksimal. Çka do të thotë zemra me këto lloj rrahje është në gjendje të furnizojë të gjithë trupin.

Nëse i shtohen rrahjet, zemra nuk rreh më për të nxjerrë tamam gjakun, nuk është më efiçiente. Pulsin maksimal nuk mund ta arrijnë të gjithë, sepse do edhe një vullnet që të arrihet. Pulsi maksimal ka dhe marrje fryme, ka dhe një shtrëngim, ka dhe gjëra jo të rrezikshme të shëndetin.

Vajzat kishin dhjamra me tepri. Ato ishin kthyer në gjysmë për gjysmë dhjamë, një mëkat që i ishte bërë trupit.

E kanë gjenetike apo të fituar?

Kur e ke gjenetike, duhet të bësh përpjekje akoma më të madhe. Ato po ecin mirë dhe janë përpjekur ta ndryshojnë stilin e jetesës. Është e rëndësishme të kuptohet se duhet ndryshuar stili i jetës. Shkon, merr një tas, ushqehesh dhe pastaj kthehesh te kompjuteri për të vazhduar punën. Kjo është shkatërruese për organizmin.

Çdo një orë e gjysmë njeriut i vjen për të ngrënë. Këtë duhet ta thyejë, dhe po ta thyejë, duhet të presë, 1 orë e gjysmë tjetër, pastaj ta thyejë edhe një orë e gjysmë tjetër. Po ishe nepsqar, mund të ushqehesh çdo një orë e gjysmë. Po të ushqehesh, e kthen në dhjamë sepse e lë trupin në qetësi.

Vajzat arritën të krijojnë një disiplinë në të ushqyer. Nëse ndryshojmë stilin e jetesës, detyrimisht do të ndryshojmë edhe veset. Duke bërë ngarkesë fizike, nuk të bie mendja për duhan, duke bërë ngarkesë fizike, nuk mund të pimë.

Nëse ndryshojmë stilin e jetës, ingranazhet e shëndetit do të funksionojnë siç duhet. Kjo është të krijosh ves, një gjë të mirë. Sepse unë iu kam thënë: ves është mbingopja, alkooli dhe duhani.

Sa bashkëpunuese kanë qenë vajzat?

Ne bëmë një bisedë shumë të fortë përpara se të fillonte gjithçka. Me 25 ne do ta mbyllim, pas kësaj date do të bisedojmë me të dhëna. U kemi thënë që mundësisht makina duhet lënë në një parking pak më larg se puna. 3 kate duhet t’i ngjisësh pa ashensor, 5 kate duhet t’i zbresësh pa ashensor. Këto janë lojërat e ditës që duhet t’i realizosh. Në ditë duhet të kesh të paktën 30 minuta vështirësi. Sepse duke shëtitur vazhdimisht nuk fiton gjë. Besoj se vajzat më kuptuan drejt dhe kanë bërë disa ndryshime.

Ku do të arrijmë ne?

Ju thashë që problemi ynë është i ngjashëm me atë që ndodh në një qendër gjuhe të huaj. Shkojnë të gjithë me entuziazëm të madh, ndërkohë që tre veta mësojnë gjuhë. Kështu është edhe me fitnessin. Prandaj jemi kthyer edhe në fitnessin familjar. Nuk ka gjë më efikase sot në botë se fitnessi material.

Në marrëveshje me Stelën ramë në një emërues të përbashkët që ne mund të eksperimentojmë prapë. Por të kuptuarit mund ta japim vetëm një herë, propaganda këtu zë një vend kryesor. Nuk është çështja të mësosh 3 apo 5 vajza, puna është ta fusësh në edukatë. Këto qendrat e dobësimit që mua më duken të turpshme.

E di çfarë ka njeriu më shumë njeriu në trupin e vet? Ujë! Dhe këtu luftohet. Për shembull, ç’janë sheqernat? Sheqernat janë karbohidrate, pra karbon dhe ujë. Ti e merr çdo gjë pa sheqer. Çfarë ndodh këtu? Ti nuk merr ujin. Edhe pesha fillon gradualisht të bjerë, por kjo është një rënie e peshës false. Sepse ti duke mos marrë sheqernat, nuk ke hidron e tyre. Këtë shfrytëzon qendra e dobësimit. Ata këshillojnë dietën me proteina. Po të marrësh shumë proteina, do të kesh dëmtim të veshkave, sepse proteinat bëhen shumë të dëmshme.

 A do të kemi një model pozitiv?

Ne ndiejmë edhe dobësinë e grupit që kemi marrë përsipër. Ne i kemi dhënë ushqimet, por ne nuk dimë çfarë nepsi kanë ato, nëse kanë vënë dorë diku. Nëse kanë marrë diçka të ëmbël. Këtë nuk mund ta vërtetojmë. Dobësia njerëzore ekziston dhe duhet ta pranojmë. Gjithsesi unë jam entuziast për rezultatet.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën