Lodhja, anemia, rënia në peshë, kruarja anale tregojnë se trupi është “pushtuar” nga parazitët

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Pania e parazitëve në trup mund të shkaktojë probleme të mëdha në organizëm. Në disa raste ato mund të jenë aq aktive sat ë sulmojnë trupin dhe të shkaktojnë sëmundje të rënda. Për fat të keq, shumica e parazitëve nuk shfaqin asnjë shenjë dhe për pasojë dëmet që shkaktojnë ato mund të kapen në një fazë të vonë.

Ja disa nga simptomat kryesore që tregojnë për prani parazitësh në trup:

paraziteRënie në peshë: nëse keni shirita apo krimba në zorrë ju do të keni rënie të pashpjegueshme në peshë, pavarësisht se sa ushqim konsumoni.

Lodhje e vazhdueshme: prania e parazitëve në trup ju bën të ndiheni më të dobët fizikisht dhe në energji më të ulët. Nëse nuk flini mjaftueshëm, ndiheni të lodhur pa shkak dhe keni mungesë energjie mund të tregojë se keni parazitë në trup.

Anemia: parazitët konsumojnë ushqimin që ju hani duke shkaktuar kështu pamundësi për të ushqyer organizmin siç duhet. Anemia është një nga kushtet shëndetësore që mund të tregojë për praninë e parazitëve në trup.

Probleme me lëkurën: parazitët mund të shkaktojnë skuqje, ekzemë, enjtje dhe forma të tjera alergjish apo acerimesh të lëkurës. Nëse keni çrregullime të pashpjegueshme të lëkurës dhe probleme me flokët duhet të konsultoheni me mjekun.

Kruarja anale: zona anale është më e prekura nga bakteret dhe parazitët. Është shumë e rëndësishme që të keni kujdes maksimal për këtë zonë, pasi edhe bakteret e akumuluara aty janë ndër më të rrezikshmet.

Burimi: Steth News

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?