Lodhja, shkak tiroidet dhe diabeti?!

Tiroidet

Mbajtja nën kontroll e metabolizmit realizohet përmes gjëndrës funksionale të tiroides. Në rast se kjo e fundit përballet me probleme në lodhja ne punefunksionimin normal të saj, atëherë personi do të ndjehet i lodhur, teksa manifeston vështirësi në përqendrimin që nevojitet për kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Kjo ndjesi do të shoqërohet edhe me shtim të shpejtë të peshës trupore.

Për rastet kur dozimi i tiroides shfaqet në nivele të ulëta atëherë është e domosdoshme që të veprohet me zëvendësimin e saj përmes trajtimeve të ndryshme specifike, që rregullojnë balancën e kësaj gjëndre. Në të kundërt problemet do të jenë shumë të mëdha.

Diabeti

Lodhja manifestohet më së shumti tek një kategorie e caktuar personash, siç janë diabetikët. Shpesh herë tek kjo kategori pacientësh edhe pse mund të përmirësohet dieta ushqimore, organizmi nuk arrin të përthithë siç duhet glukozën e nevojshme, e cila u jep energji indeve. Në përgjithësi tek kjo kategori pacientësh këshillohet që të ndryshohet stili i jetesës, si dhe dieta ushqimore e ndjekur, e shoqëruar me ushtrime fizike, në mënyrë që këto probleme të mos jenë të dukshme, duke i lejuar qelizat të marrin energjinë e duhur për të funksionuar normalisht.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim