Lodhje e vazhdueshme, ankth, probleme me gjumin etj janë vetëm disa simptoma që paralajmërojnë këtë problem shëndetësor

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Hormonet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe çekuilibri i tyre do të ndikonte drejtpërdrejt në funksionimin siç duhet të trupit apo organeve. Shëndeti i përgjithshëm varet shumë nga hormonet, kështu balanci i tyre duhet të mbahet gjithmonë nën kontroll.

Ja disa nga simptomat që tregojnë se keni çekuilibër hormonal:

cekuiliber hormonaShtim në peshë: kjo dukuri ndodh si i teprimit me ushqime kalorike dhe si shkak i çekuilibrit hormonal. Kortizoli, hormoni i stresit është një nga hormonet më përgjegjëse për shtimin në peshë. Rritja e nivelit të kortizolit çon në rritjen e nivelit të insulinës në gjak. Niveli i lartë i insulinës rrit nivelin e  sheqerit në gjak dhe për pasojë rrit oreksin.

Lodhje e vazhdueshme: nëse ndiheni të lodhur edhe pas një gjumi të qetë atëherë hormonet tuaja nuk janë në balancën e duhur. Një nga hormonet që ndikon në lodhje kronike është kortizoli, hormoni i stresit.

Nivelet e larta të hormoneve tiroide: gjendra tiroide ndryshon nivelin hormonal të saj në rastet kur keni çekuilibër hormonal.

Humor i keq: çekuilibri hormonal lidhet edhe me ndjenjat e depresionit, ankthit, nervozizmit.

Probleme me gjumin: problemet në lidhje me gjumin janë të zakonshme në mesin e grave gjatë perimenopauzës dhe menopauzës. Periudha këto që lidhen me ndryshimet hormonale. Thuhet që privimi nga gjumi lidhet si shkak i ndryshimit të 10 hormoneve në trup që lidhen me shëndetin mendor, oreksin, pjellorinë dhe problemet kardiake.

Djersitje e vazhdueshme.

Probleme me tretjen.

Dëshira për të ngrënë sheqerna dhe karbohidrate.

Rënie flokësh.

Impotencë.

Nëse vëreni re disa nga këto shenja, ju duhet t’i kushtoni vëmendje dietës së përditshme ushqimore dhe mënyrës së jetesës.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi