Lodhje kronike, ankth, depresion, nivele të larta të sheqerit në gjak etj: Ja mungesa që keni në trup

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas studimeve të bëra kohëve të fundit rezulton se rreth gjysma e popullsisë kanë rezultuar me mungesë të magnezit në trup. Magnezi ka një rëndësi shumë të madhe në trup sepse është përgjegjës për rreth 300 proçese metabolike në organizëm. Doga e rekomanduar e magnezit në baza ditore është 500 – 1000 mg.

Shenjat e zakonshme paralajmëruese të mungesës së magnezit janë:

  • mungesw magneziSëmundjet e zemrës
  • Nervozizëm
  • Probleme me lëkurën e fytyrës
  • Osteoporozë
  • Pagjumësi
  • Mpiksje gjaku
  • Nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak
  • Lodhje kronike
  • Dhimbje koke dhe gjymtyrësh
  • Ankth dhe depresion

Për më tepër, mangësia e magnezit është e lidhur dhe me sëmundje të tjera kronike si sindroma metabolike dhe diabeti i tipit 2. Në rast të mungesës së këtij minerali, trupi liron më shumë insulinë dhe kështu glukoza e shtuar shkon në qeliza dhe shkakton inflamacion. Prandaj është e rëndësishme që ta konsumoni këtë mineal në sasinë e duhur në baza ditore. Ai gjendet në çokollatën e zezë, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra dhe fara. Ju gjithashtu mund të merrni shtojca të magnezit me tableta, por duhet të konsultoheni më parë me mjekun./ www.shendeti.com.al /Burimi: Healthy Life Land

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi