Kryefaqja Të rinjtë Lojërat e tavolinës, një risi në edukimin e të rinjve për të...

Lojërat e tavolinës, një risi në edukimin e të rinjve për të drejtat e njeriut

0
Shpërndaje

FAIR PLAY DAY – LUAJ PA HILE!

Lojërat e tavolinës, një risi në edukimin e të rinjve në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetorit, Përtej Barrierave organizoi eventin përmbyllës të projektit FAIR PLAY-Creative Learning for Human Rights.

Më shumë se 220 të rinj nga Tirana, Durrësi, Fushë-Kruja, Gramshi, Maliqi e qytete te tjera, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mësues dhe punonjës rinorë u bënë pjesë e këtij aktiviteti, të veçantë në llojin e tij, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri formatin e lojërave të tavolinës mbi të drejtat e njeriut. 4 lojëra të ndryshme, të ideuara nga vetë të rinjtë, me qëllim njohjen, ndërgjegjësimin dhe mësimin mbi të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, u prezantuan në eventin e sotëm me një pjesëmarrje dhe kuriozitet të madh nga të rinjtë.

Znj. Ana Mullanji – Drejtoreshë e Përtej Barrierave tha se të rinjtë duhet të jenë arkitektë të jetës së tyre, duhet t’i njohin, t’i mbrojnë e promovojnë të drejtat e njeriut dhe te luftojnë për përmbushjen e tyre.

Znj. Etleva Paplekaj – Menaxhere e projektit në World Vision theksoi se ky projekt, si pjesë e skemës se nën-grantuar nga organizatat Word Vision dhe SEEYN në kuadër të Thirrjes “Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, synon ne tërësi të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve, dhe fakti që salla është mbushur plot me të rinj tregon sukses dhe interes të të rinjve për të qenë pjesëmarrës.

Znj. Rovena Arra – Mësuese/Shkolla Shote Galica- Fushë Krujë foli mbi procesin e përfshirjes së nxënësve në projekt dhe rëndësinë që projekte të tilla kanë në edukimin e të rinjve. Ajo theksoi se të rinjtë e përfshirë në krijimin e lojërave kanë përfituar më së shumti duke mësuar përmes kreativitetit dhe sot ndjehen të lumtur që produktet e tyre, lojërat, janë gati për t’u përdorur nga qindra të rinj të tjerë.

Me pas koordinatorja e projektit në Përtej Barrierave, Antonela Tomco beri një prezantim të shkurtër të projektit 9-mujor, duke theksuar të gjitha hapat dhe eventet e ndjekur për të arritur në prodhimin e 4 lojërave si dhe duke i dhënë një rëndësi të veçantë përfshirjes dhe motivimit të 28 të rinjve pjesëmarrës.

Ajo i ftoi te gjithë të rinjtë të luajnë lojërat e shpërndara në sallë në secilën tavolinë.

Këto lojëra janë:

1.Të drejtat ne qytetin tim

  1. Rrethi i te drejtave
  2. Kalo barrierën
  3. Pozicionohu

dhe janë

> krijuar nga 28 të rinj nga Durrësi, Gramshi, Fushë Kruja, Maliqi dhe Tirana;

> testuar nga 366 të rinj nga të pesë qytetet; riparë nga ekspertë të fushës

> dhe tashmë në proces regjistrimi nën markën “Mëso Përmes Lojës” ,

>u prezantuan dhe luajnë sot mes 220 pjesëmarrësve të aktivitetit në një sallë të mbushur plot me të rinj kuriozë për të mësuar më shumë mbi të drejtat e tyre, por këtë herë në një format ndryshe, në atë të lojërave edukative të tavolinës.

Prej orës 15:10 deri në 18:00 te rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të luajnë 4 lojërat e ndryshme, duke mësuar mbi te drejtat e tyre përmes edukimit kreativ siç janë lojërat e tavolinës!

Për të siguruar një cilësi në edukim dhe për të sjellë risi në këtë aspekt, Përtej Barrierave ka filluar tashmë procesin e regjistrimit te lojërave nën markën “Mëso Përmes Lojës”, duke shpresuar që në një të ardhme të afërt të mund t’i shtojmë markës dhe produkte të tjera të ngjashme mbi tematika të tjera.

*****

Shkollat pjesëmarrëse në projekt ishin:

  • Gjimnazi “Shote Galica”, Fushë-Krujë
  • Gjimnazi “Skënderbeu”, Maliq
  • Shkolla e mesme “Dom Nikollë Kacorri”, Durres
  • Shkolla e Mesme e Bashkuar “Afes Berbiu – Kodoviat” (Gramsh)

dhe vullnetare e aktivistë të Përtej Barrierave nga shkollat:

  • Gjimnazi Petro Nini
  • Gjimnazi “Sami Frashëri” Tiranë
  • New York High School
  • Gjimnazi “Asim Vokshi” – Tiranë
  • Gjimnazi “Ibrahim Rugova”

***********************

Çfarë është ky projekt?

“Fair Play – Creative learning for human rights” është një projekt 9- mujor i nën-grantuar nga organizatat Word Vision dhe SEEYN në kuadër të Thirrjes “Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”. Projekti është i fokusuar në lojërat e tavolinës (Board games) si një mjet kreativ, inovativ dhe edukativ për promovimin e të drejtave të njeriut mes të rinjve në Shqipëri. Ky projekt sjell elementin e lojës në edukim dhe edukimit jo-formal si qasje frytdhënëse në të nxënit të të rinjve. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “ngritja e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe palëve të interesuara për rëndësinë e trajtimit të çështjes së të drejtave të njeriut nëpërmjet qasjeve inovative, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe kohezionit shoqëror”.

Fotot e aktivitetit i gjeni në këtë link https://www.facebook.com/pg/PertejBarrierave/photos/?tab=album&album_id=1180601518803399

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here