“Lopët e infektuara përdoren për prodhim të sallamit”, dëshmia e tmerrshme e fermerëve të Lushnjës

sallam

Lopët e infektuara me dermatozën modulare (sëmundja e gjedhit) shiten në Tiranë për prodhim të sallamit. Këtë e kanë pranuar në një kronikë për ABC News fermerët e fshatit Rrapëz të Lushnjës.

Në pamundësi për t’i vaksinuar gjënë e gjallë me fondet e tyre, fshatarët i shesin gjedhët me çmim shumë të lirë, ndërsa mishi i tyre mësohet se po përdoret nga fabrikat e sallamit.

Fermerët madje rrëfejnë se kanë shitur edhe mishin e lopës së ngordhur.  “Erdhën 20 burra e ngritën lopën dhe e çuan në Tiranë”, rrëfen një fermere. Pyetjes së gazetarit “nëse e kanë blerë për sallam”, ajo përgjigjet: me siguri që po…

Prej 1 muaji ka shpërthyer sëmundja ngjitëse e dermatozës nudolare, që ka prekur gjedhet në gjithë vendin. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se po shpërndan vaksina falas në çdo fshat, por realiteti flet ndryshe në Lushnje.

“Ka një muaj që na thonë erdhi vaksina sot erdhi nesër. Unë bleva me lekët e mia (35 mijë lekë), por më kishin mashtruar, nuk ishte vaksinë por antibiotik”, thotë njëri prej fermerëve.

Ndërsa një tjetër banore e fshatit thotë: “Sa do të kushtonte ne do detyroheshim ta blinim këtë vaksinë…se me këto ushqehemi”.

Në rrethin e Lushnjës deri tani kanë ngordhur 150 lopë të prekura nga dermatoza.

https://youtu.be/O1zoA91CwwM

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?