LSI kundër Beqajt për Urgjencën e Tiranës: S’kemi kokën, po shpërbëjmë trupin

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Në komisionin e sotëm parlamentar ka folur edhe deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.

Komisioni 03 shkurt 2016“Po flisnim për problemin e urgjencës dhe na doli një urgjencë e re, urgjenca e paqartësisë këtu. Ne nuk kemi për të hequr dorë asnjëherë nga modeli i urgjencës paraspitalor si ky i Urgjencës së Tiranës. Kemi garantuar një ligj urgjence për ta bërë më efektiv”.

Duke kundërshtuar ministrin Beqaj, Vasili tha: “Gabon te Urgjenca Kombëtare, qendër që s’ka përfunduar ende dhe nuk ka marrë funksionet e saj ende. Ndërkohë që s’kemi kokën, po shpërbëjmë trupin. Ne trurin s’e kemi. Urgjenca Kombëtare, siç ishte ideuar, do të kishte një kokë. Do të merrej me koordinimin. Do të merrte sinjalin dhe do t’ia transmetonte urgjencës më të afërt. 140 deputetët e parlamentit nuk e dinë fare se si do të jetë kjo urgjencë dhe ky është një problem shumë i madh. Çfarë kemi për t’u fshehur këtu ne?”

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë