Luftarake dhe e guximshme, 6-vjeçarja e sëmurë me kancer përlot të ftuarit

Blertina Koka

Është bërë virale videoja e një vogëlusheje, e cila po lufton me kancerin, duke kënduar këngën ‘Fight Song’ . Vogëlushja Anya Ottley, vetëm 6 vjeç, tregoi vendosmërinë e saj për të luftuar sëmundjen kur doli para të ftuarve gjatë një dasme të mikut të familjes dhe me shumë vetëbesim këndoi dhe performoi këngën hit të Rachel Platten, “Fight Song”.

Anya u diagnostikua me kancer të veshkës në nëntor të vitit 2017.

Vogëlushja do të përfundojë trajtimin muajin e ardhshëm dhe familja i ka premtuar se sapo të bëhet më mirë do të organizojë një festë të madhe ku mund të shprehë talentin e saj si këngëtare.

“Anya është një vajzë e bukur dhe shumë guximtare”, tregon nëna e saj.

“Na përloti të gjithëve me performancën e saj gjatë dasmës. Ishte fantastike ta shikoje atë, na bëri shumë krenare. Ajo pëlqen të këndojë dhe do që të argëtohet gjatë gjithë kohës”, rrëfen ajo.

https://youtu.be/4NoEtSzv3SI

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?