Luleshtrydhet e ngrira po shkaktojnë përhapjen e hepatitit A

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Luleshtrydhet e ngrira janë bërë shkaktare të përhapjes së hepatitit A në disa shtete të ndryshme. Zyrtarët e shëndetësisë në Virgjinia, ku ka nisur edhe përhapja e sëmundjes, konfirmuan lidhjen mes këtyre frutave dhe hepatitit A të premten e kaluar. Deri tani, 55 njerëz në 6 shtete të ndryshme janë infektuar nga ky virus, raporton CNN, dhe kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.luleshtrydhe te ngrira

“Për shkak të inkubacionit për një kohë relativisht të gjatë të hepatitit A, 15-50 ditë para se njerëzit të fillojnë të shfaqin simptoma, presim që të raportohen më shumë raste të njerëzve të infektuar nga ky virus”, tregoi një zëdhënës i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për CNN.

Vetëm në Virgjinia janë 44 njerëz të infektuar. Gjysma e tyre janë shtruar në spital. Ekspertët mendojnë se shkak i përhapjes së këtij virusi janë bërë luleshtrydhet e ngrira të importuara nga Egjipti.

Supermarketet në Virgjinia kanë filluar të tërheqin nga tregu luleshtrydhet e importuara pas njoftimit të Departamentit të Shëndetit në Virgjinia.

Hepatiti A është një sëmundje inflamatore e mëlçisë që shkaktohet nga një mikroorganizëm që quhet virusi i hepatitit A. Disa nga simptomat e hepatitit A janë: dobësi dhe këputje trupore, të përziera dhe të vjella, dhimbje barku në zonën e mëlçisë, temperaturë, diarre, feçe në ngjyrë të bardhë, urinë e errët, zverdhje e lëkurës etj.

Burimi: Time.com / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal