Luleshtrydhja ka shumë veti ushqyese. Është një ndër frutat me veti më të larta antioksidante dhe ka përqindje të lartë të vitaminës C. USDA e ka renditur luleshtrydhen ndër frutat e parë kundër plakjes së lëkurës. Luleshtrydhja është e pasur me kalçium, hekur dhe magnez. Në saj të këtyre përbërjeve, luleshtrydhja është e këshillueshme për njerëz që vuajnë nga reumatizma dhe të ftohurit. Gjithashtu, ajo lufton dhe kolesterolin falë pranisë së acidit salicilik që rezulton të jetë efikas në luftën kundër (gotta) dhe mban nën kontroll presionin dhe fluiditetin e gjakut. Luleshtrydhja ka gjithashtu përmbajtje të lartë të fosforit që përdoret për veti diuretike dhe filtruese të organizmit. Luleshtrydhet janë një burim i mirë i acidit elagjik që është efikas kundër kancerit. Përmbajnë gjithashtu dhe xilitolinë, një përbërje e ëmbël që ndalon formimin e pllakëzave të dhëmbëve dhe ‘’vret’’ bakteret përgjegjëse për erën e keqe të gojës.
Luleshtrydhja ka një përdorim të spikatur në kozmetikë. Ajo konsiderohet një aleate e vërtetë e bukurisë. Duke qënë se kanë 90% ujë, janë të varfëra me yndyrna dhe ndihmojnë në drenazhin e lëngjeve, duke e bërë më të bukur lëkurën; kjo falë pranisë së disa enzimave të veçanta që nxisin metabolizmin e yndyrnave, duke favorizuar rigjenerimin qelizor. Luleshtrydhet janë shumë të përshtatshme edhe në parandalimin e rrudhave. Mjafton të përziejmë tulin e luleshtrydhes me një dozë pana ose mjaltë derisa të arrihet një përzierje homogjene kremoze që përdoret si maskë në fytyrë. Kjo maskë aplikohet për 20 minuta dhe pastaj shpërlahet fytyra me ujë. Rezultati është një fytyrë e butë dhe e freskët. Ndërsa lëngu i luleshtrydhes përdoret për parandalimin e djegieve të lëkurës nga rrezet diellore.
Kaloritë e luleshtrydhes në 100 gr përbërje:
– Energji
– Kcal 27 gr
– Kjoule 113 gr
– Kalori nga proteinat 13%
– Kalori nga karbohidratet 74%
– Kalori nga yndyrnat e tretshme 13%
Përbërja kimike e luleshtrydhes në 100 gr
– Ujë 90,50 gr
– Proteina 0,90 gr
– Karbohidrate 5,20gr shqerna të tretshme
– Yndyrna të tretshme 0,40 gr
– Fibtra totale 1,60 gr në të cilat 0,45gr fibra të tretshme dhe 1,13 gr fibra të patretshme.


