Lulet e kungullit sapo kanë çelur, gatuajini në mënyrën më të thjeshtë

Lulet e kungullit janë shumë të ushqyeshme. Kanë shije delikate dhe kërkojnë fare pak mundim për t’u përgatitur. Kemi zgjedhur sot një recetë klasike për to, me gjizë e djathë.

Përbërësit:
8 lule kungulli
150 gr gjizë
100 gr mocarelë me qumësht lope
1 lugë me djathë të grirë grana
4 gjethe të vogla borziloku dhe piper

Përbërësit:
Pastroji lulet e kungullit duke u hequr pistilin dhe fijet e jashtme.  Gjizën përziejeni me djathin e grirë grana, me gjethet e borzilokut të prera për së gjati, me mocarelën e bërë copa- copa dhe me piperin. Mbushi lulet me kremin e gjizës duke përdorur një hinkë kuzhinieri, pastaj mbylli me kujdes. Piqi në avull ose, nëse të pëlqen një shije më e fortë, kaloji në një brumë petullash dhe skuqi me shumë vaj.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin