Lupusi, kur trupi sulmon veten

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore në të cilën vetë sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurit, zemrës dhe mushkërive.

Lupusi mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës që ngjan me krahët e një fluture.

lupusShkaqet

Kjo sëmundje mund të zhvillohet nga një kombinim i gjenetikës dhe klimës e mjedisit. Shpeshherë shkaqet janë të panjohura, por disa prej tyre janë: rrezet e diellit, infeksionet, ilaçet.

Faktorët e rrezikut

Gjinia, pasi kjo sëmundje shfaqet më shumë tek gratë

Mosha, edhe pse prek njerëzit e të gjitha moshave, diagnostikohet më shpesh në moshat 15 – 40 vjeç

Raca, lupusi shfaqet më shpesh tek afro-amerikanët, hispanikët, aziatikët.

Komplikacionet

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë zona të trupit tuaj duke përfshirë:

Veshkat, lupusi mund të shkaktojë dëmtime serioze të veshkave dhe ky është një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek personat e prekur nga kjo sëmundje. Shenjat dhe simptomat e problemeve të veshkave mund të jenë: kruarje, dhimbje gjoksi, të përziera dhe enjtje.

Trurin dhe sistemin nervor qendror, nëse truri juaj është i prekur nga lupusi ju mund të keni dhimbje koke, marrje mendsh, ndryshime në sjellje dhe halucinacione. Shumë njerëz të prekur nga lupusi kanë probleme me kujtesën.

Gjakun dhe enët e gjakut, lupusi mund të çojë në probleme të gjakut duke shkaktuar anemi dhe rritjen e rrezikut të gjakderdhjes, si dhe inflamacion të enëve të gjakut.

Mushkëritë, nëse prekeni nga lupusi, rriten mundësitë për zhvillim të inflamacionit në zgavrën e gjoksit e cila mund ta bëjë të dhimbshëm procesin e frymëmarrjes. Gjithashtu mund t’ju shkaktojë pneumoni.

Zemra, lupusi mund të shkaktojë inflamacion të muskujve të zemrës, mund të dëmtojë arteriet dhe membramën e zemrës. Rreziku i sëmundjeve të ndryshme  të zemrës është më i madh në krahasim me ata që nuk janë të prekur nga kjo sëmundje.

Disa komplikime të tjera që mund të vijnë si pasojë e sëmundjes të lupusit janë:

Infeksioni, njerëzit me lupus janë tepër të ndjeshëm ndaj infeksioneve pasi kjo sëmundje dobëson sistemin imunitar infeksionet që prekin njerëzit me këtë sëmundje janë: infeksionet e traktit urinar, infeksionet e frymëmarrjes.

Kanceri, duke pasur sëmundjen e lupusit mund të rritet  reziku i prekjes nga kanceri.

Komplikime gjatë shtatzanisë, gratë e prekura nga lupusi kanë rrezik në dështimin e fëmijës, pasi kjo sëmundje shkakton rritje të tensionit të gjakut. Për të shmangur këto ndërlikime mjekët shpesh rekomandojnë trajtimin me ilaçet e nevojshme 6 muaj para shtatzanisë.

Diagnostikimi

Nuk ka një test të veçantë për diagnostikimin e lupusit. Ai gjendet nëpërmjet analizave të gjakut dhe të urinës, simptomave dhe ekzaminimit fizik.

Trajtimi varet nga shenjat dhe simptomat. Mjeku duhet të përcaktojë nëse shenjat dhe simptomat duhet të trajtohen dhe cilat ilaçe duhen përdorur.

Mjekësia alternative

Njerëzit e prekur nga lupusi mund të përfitojnë edhe nga mjekësia popullore. Këto trajtime përfshijnë:  trajtimin me vaj peshku dhe vitaminë D.

Suporti: për ta përballuar më lehtë duhet të lexoni shumë mbi sëmundjen, kërkoni mbështetje nga miqtë ose familjarët, merrni kohë për veten, takohuni me njerëz të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë