Kryefaqja Aktualitet Lushnjë/ Pacientët me talasemi denoncojnë mungesën e gjakut: “5 javë pa transfuzion”

Lushnjë/ Pacientët me talasemi denoncojnë mungesën e gjakut: “5 javë pa transfuzion”

0
Shpërndaje

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Në qoftë se një pacient me talasemi duhet të marrë ‘të paktën’ një herë në tre javë një flakon gjak, në Lushnjë konsiderohet ‘fat’ nëse e merr brenda 5 javësh. Shkak për këtë është bërë mungesa e dhurimeve (2100 vitin e kaluar), ku për të plotësuar të gjitha nevojat për 202 pacient që ka Lushnja, duhen të paktën 3500 flakonë në vit.

Arjana Zaka, mjeke hematologe pranë Qendrës së Hemoglobinopati në Lushnjë tregon se mungesa e gjakut është një problem që haset gjatë gjithë vitit, ku një pacient i cili normalisht duhet të kryej transfuzion një herë në tre javë,  detyrohet ta marrë atë një herë në muaj, ose edhe më vonë për shkak të mungesës.

“Ne kemi një numër të madh të sëmurësh të cilët duhet të marrin gjak një herë në javë, një herë në dy javë, një herë në tre javë,  varet nga rasti, por që në pjesën më të madhe të viti mungon. Në qoftë se një pacient duhet të marrë gjak një herë në dy ose tre javë, këtu e merr një herë në muaj, ose në 5 javë nga mungesa”.

Të njëjtin gjë e pohojnë edhe vetë pacientët, e një ndër ta është edhe Joan Sheqi, i cili ka ardhur dhe është kthyer disa herë pa marrë gjak, ndonëse kanë kaluar pothuajse 15 ditë nga data kur duhet ta merrte normalisht.

Unë duhet ta marr gjakun çdo 21 ditë, sidomos tani që është vapë, por ka kaluar më shumë se një muaj që se kam marrë. Lushnja ka shumë pacientë pasi vijnë nga Vlora, Berati, Fieri, gjithë pjesa e jugut dhe nuk i mbulon dot. Ne vijmë, ikim, kthehemi, presim…”

Vetë drejtoresha e Spitalit Rajonal Lushnjë, Panorea Veliu, bën apel për ndihmë dhe sensibilizim, duke deklaruar se një qytet i vogël si Lushnja tashmë e ka shfrytëzuar çdo ‘resurs’ të mundshëm në drejtim të dhurimeve.

“Në bankën e Gjakut në Lushnjë trajtohen 202 pacientë të cilët duhet të marrin më shumë se njëherë në tre javë një flakon gjak. Që të marrin gjak të gjithë këta, mua më duhen gati 4000 flakonë në vit. Ku t’i gjej unë kaq?! Ka 4000 dhurues në vit Lushnja?! Maksimumi që ne kemi arritur, ka qenë para disa muajsh nga dhurimi i repartit ushtarak të Poshnjës ( dhe kjo me ndërhyrjen time), ku brenda ditës arritëm të siguronim 85 flakon. Lushnja, si një qytet i vogël, për vite me radhë i ka shfrytëzuar të gjitha ‘resurset’ e mundshme, qoftë nga qytetarët, qoftë nga institucionet shtetërore siç mund të jetë një komisariat policie, një repart ushtarak, apo dhe personeli jonë mjekësorë. Duhet një sensibilizim në rang kombëtar për ta zgjidhur këtë çështje, që do të thotë që edhe ai qytetari i qytetit të Fierit, edhe ai qytetari i qytetit të Vlorës, Beratit, Elbasanit etj, që kanë pacientët e tyre të akomoduar për shërbim pranë bankës së përpunimit të gjakut në Lushnjë, të jenë po kaq të obliguar moralisht dhe shpirtërisht për të dhuruar gjak siç kanë bërë edhe qytetarët e qytet Lushnjë ndër vite.’’

 

Ndërkohë që Dritan Semakryetar i Shoqatës së Talasemikëve në Lushnjë, thekson se është për të ardhur keq që kjo kategori pacientësh nuk merr asnjëherë vëmendjen e duhur të shoqërisë dhe institucioneve.

‘’Ministria ka vite që ka ngritur dhe një komitet kombëtar për strategjinë e dhurimit të gjakut, por kjo qendër nuk ka funksionuar asnjëherë. Gjendja tek ne është për të ardhur keq. Lushnja edhe ka pacient më shumë, edhe popullsi më pak, por edhe sensiblizimi në drejtim të dhurimeve nuk zë as vend sa në Tiranë. Ne si shoqatë kemi vajtur në ministri disa herë dhe kemi rënë dakord që banka Qendrore të ketë rolin e rregullatorit në situata të veçanta, por pavarësisht kësaj, pacientët e Lushnjës vazhdojnë të mbeten inferior në këtë drejtim”./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here