Lushnjë, vizitë te kardiologu? Në radhë që në 5 të mëngjesit

Pacientët që vuajnë nga problemet e zemrës në qytetin e Lushnjës duhet të presin disa ditë në radhë për të bërë të mundur vizitën tek kardiologu.

Poliklinika Lushnje 13 prill 2016(1)

Poliklinika e qytetit të Lushnjës. Foto: E.S.

Banorët e këtij qyteti rrëfejnë për gazetën “Shëndet+” se ngrihen që në 5 të mëngjesit për të zënë radhën jashtë dyerve të qendrës shëndetësore në qytet dhe më pas presin sërish me orë të gjata deri në ardhjen e mjekut kardiolog.

“Kisha dëgjuar që zinin radhë që në 5 të mëngjesit, por nuk e kisha besuar. Vetë erdha sot në 7:30, se thashë të mbaroj punë herët. Por ora është 14:00 dhe akoma jam duke pritur. Kam edhe 20 veta të tjerë përpara, mjeku do të largohet në orën 14:30 dhe nuk besoj se do t’ia dal të vizitohem. Të tjerët më thanë se duhet të zësh radhën disa ditë që të mund ta takosh doktorin. Plus duhet të presim në këmbë, se të ikën radha”, thotë Bardha D., banore e qytetit të Lushnjës.

Të tjerë vazhdojnë të presin njësoj si ajo. “Kemi dëgjuar që mjeku pasdite është në klinikë private. Do të shkojmë atje se nuk kemi ç’bëjmë. Do marrim ilaçet, do vizitohemi”, thonë pacientët që presin pas dere./ Arlinda Gjypi, gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren