Lyerja me krem dielli nuk parandalon kancerin e lëkurës

Lyerja me krem dielli nuk është një mënyrë e besueshme për të parandaluar kancerin e lëkurës. Sipas një studimi, qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezatimin e diellit nuk mund të mbrohet vetëm me krem dielli.

diellEkspertët paralajmërojnë se çdokush që shpenzon shumë kohë në diell duhet të sigurohet që të mbulojë trupin dhe nuk duhet të mbështetet vetëm te kremi i diellit.

“Ne kurrë nuk rekomandojmë që produktet e kujdesit ndaj diellit duhet të përdoren për të qëndruar në diell me kohë të gjatë”, thonë studiuesit.

Riçard Marais i Universitetit të Mançesterit shprehet: “Njerëzit duhet të përdorin krem dielli edhe pse nuk na ofron një mbrojtje të plotë, pasi përdorimi i tyre mund të na ngadalësojë efektin kancerogjen të rrezeve të diellit, gjithmonë nëse qëndrojmë me kohë të gjatë.”

Gjithashtu, Marais na këshillon se për të mbrojtur lëkurën tonë duhet të veshim veshje të lirshme dhe të mbajmë kapele në mënyrë që të na krijojnë hije kur dielli është i fortë. / Alkida Lushaj

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim