Kryefaqja Box 4 Majasëlli dhe mjekimi i tij popullor

Majasëlli dhe mjekimi i tij popullor

1
Shpërndaje

Hysni Dankthi, mjek alternativ

Majasëlli nuk është gjë tjetër veçse zgjerimi i venave të zorrës së trashë. Nga majasëlli preken më shumë njerëzit që bëjnë jetë të ndenjur dhe që merren pak me punë aktive. Kjo është një sëmundje mjaft e shpeshtë, që arrin në përqindje të larta te gratë deri në 70% të tyre. majasell hemorroidDallojmë majasëll të brendshëm, ku nyjet e venave të zgjeruara janë në thellësi dhe nuk shihen me sy, dhe majasëll të jashtëm ku ato dalin jashtë anusit. Majasëlli mund të shkaktohet nga kapsllëku kronik, mbiushqyerja, jeta e ndjenjur, sëmundjet e mëlçisë së zezë sidomos ciarroza, pamjaftueshmëria e punës së zemrës, presioni i shtuar në pjesën e poshtme të barkut gjatë barrës, tumoret e zorrës së trashë. Ndalohen ushqimet ngacmuese, pikante, alkooli, piperi i kuq dhe i zi, salca, mishi i derrit. Këshillohen ushtrime gjimnastikore, shëtitjet, masazhet e barkut, të luftohet jeta pasive.

•             Bari i majasëllit dhe i kolitit ka dhënë rezultate të mira në gazrat, shfryrjet e zorrëve, në spazmat etj. Pra ka edhe shumë bimë të tjera si: kamomili, frutat e gështenjës së egër, bishtamidhi, manaferra, rigoni. Merrni 40 gr. Zihet me 1 litër e gjysmë ujë për  1  orë e gjysmë dhe pihet 3 herë  1 filxhan para buke.

•             Është edhe një metodë tjetër për majasëllin. Bishtat e disa patllixhanave karbonizohen në furrë të sobës derisa të bëhen pluhur. Me këtë merret dhe përzihet mjalti dhe vendoset në garzë sterile poshtë në anus. Ajo qetëson dhimbet dhe përmirëson dukshëm hemorroidet nga poshtë.

(Informacionin e plotë e lexoni në numrin e datës 14-30 prill të gazetës “Shëndet+”)

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here