Maji, muaji i matjes së presionit arterial

MMM (Maji Muaji i Matjes) së Presionit Arterial është një iniciativë mbarë botërore e cila organizohet për herë të parë dhe synon të theksojë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e matjes së presionin te gjakut. Kjo është një iniciativë e rëndësishme, pasi shumë individë nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut. Presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma dhe disa njerëz e zbulojnë që kanë presion të lartë të gjakut vetëm pas një ataku në zemër, ndonjë goditje në tru, ose kur diagnostikohen me ndonjë sëmundje tjetër, siç mund të jetë sëmundja e zemrës ose e veshkave.

Kjo iniciativë do të zbatohet për herë të parë në muajin Maj të këtij viti duke u bazuar dhe në faktin se në 17 Maj është Dita Botërore e Hipertensionit.

Qëllimi i aktiviteteve të këtij muaji është matja e Presionit Arterial në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur si dhe zbulimi i shtrirjes së këtij problemi, në mënyrë që të demonstrohet nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës si dhe e zbulimit të hershëm dhe trajtimit sa më të mirë të hipertensionit arterial.

Presioni i lartë i gjakut është faktori më i madh i rrezikut për vdekshmërinë globale dhe barrën e sëmundshmërisë në mbarë botën, ndaj dhe një prej qëllimeve të kësaj iniciative është që në muajin Maj, i cili do të jetë muaji i matjes së Presionit Arterial të hidhen dhe themele të forta për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për matjen e Presionit Arterial.

Kjo fushatë synon që të masë Presionit Arterial në miliona njerëz të moshës mbi 18 vjeç, gjatë gjithë muajit Maj (1-31 Maj 2017) afërsisht në 100 shtete të botës. Gjithashtu, synohet që çdo individ të cilit i matet TA, të informohet se çfarë është presioni i gjakut dhe çfarë duhet bërë më pas.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Shqipëria, duke e kthyer Muajin Maj në muajin e ndërgjegjësimit për matjen e TA. Gjithashtu, pjesëmarrja e vendit tonë në këtë iniciativë do të mundësojë një informacion të vlefshëm mbi situatën e hipertensionit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse.

Bazuar në sa më sipër:

  • Fushata këtë vit do të shtrihet në qendrat shëndetësore të qytetit të Tiranës.
  • Në çdo qendër shëndetësore do të ketë 1 ose 2 studentë të Shëndetit Publik të cilët do të kryejnë matjet, do të plotësojnë një pyetësor të shkurtër me informacion të përgjithshëm si dhe do ti japin çdo individi që mat TA këshillat e nevojshme për një stil jete sa më të shëndetshëm.

Burimi: ISHP / Shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit