Makrofagët rezidente në sëmundjen cistike të veshkave

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Inflamacioni intersticial është një tipar i rëndësishëm i sëmundjes cistike të veshkave. Makrofagët renalë janë qeliza inflamatore më e studiuar në veshka, dhe përfshirja e tyre në formimin e kisteve është raportuar në modele të ndryshme të kafshëve dhe pacientë me sëmundje kistike të veshkave. Fillimisht, besohej se makrofagët e veshkave mbaheshin nga një furnizim i vazhdueshëm i monociteve qarkullues që rrjedhin nga palca e eshtrave dhe mund të rekrutoheshin në veshkë në përgjigje të inflamacionit lokal.

Sidoqoftë, kjo ide është sfiduar duke përdorur metoda të reja , duke treguar se të paktën dy origjina të dallueshme zhvillimore të makrofagëve janë të pranishme në veshkën e miut të rritur. Lloji i parë, makrofagët infiltrues, rekrutohen nga monocitet që qarkullojnë dhe gradualisht zhvillojnë vetitë e makrofagëve me hyrjen në veshkë. Makrofagët e dytë, rezidentë, kryesisht vijnë nga prekursorët embrionalë, kolonizojnë veshkën gjatë zhvillimit të saj dhe përhapen në vend për të ruajtur popullatën e tyre gjatë gjithë moshës madhore. Makrofagët e infiltruar dhe rezident punojnë së bashku për të ruajtur homeostazën dhe për t’iu përgjigjur siç duhet kushteve patologjike, të tilla si AKI (demtimi akut i veshkave), sëmundja cistike e veshkave ose infeksioni.

Aktualisht studimet kanë treguar përfshirjen e makrofagëve rezidentë në veshka në përparimin e kistit dhe se targetimi i makrofagëve rezidentë duke përdorur fshirjen gjenetike ose frenimin farmakologjik është një objektiv terapeutik premtues për zvogëlimin e rritjes së kistit. Vlerësimi i funksionit të makrofagëve rezidentë në kushtet fiziologjike dhe patologjike është i rëndësishëm për të zbuluar mekanizmin e tyre të veprimit në sëmundjet cistike të veshkave dhe për të shfrytezuar këto mekanizma të rinj në dobi të pacientëve me sëmundje kistike të veshkave.

Postime të ngjashme

Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?