Malarja, ilaçe vetëm për të përballuar emergjencat

Pellumb Pipero (2)Në intervistën e tij për “Shëndet+” Pëllumb Pipero thotë se në shërbimin e sëmundjeve infektive, nën optikën shkencore dhe vizionare të profesor Dhimitër Krajës dhe stafit mjekësor të këtij pavioni, kabineti i sëmundjeve tropikale emergjente dhe riemergjente do të jetë në dispozicion të qytetarëve jo vetëm për të këshilluar dhe vaksinuar, por edhe për të dhënë mjekim parandalues.

“Shërbimi i Sëmundjeve Infektive i ka të gjitha kapacitetet, qofshin këto diagnostifikuese laboratorike, apo edhe mjekuese. Ne kemi një staf të shkëlqyer, i cili do të jetë vazhdimisht në dispozicion të qytetarëve. Duhet treguar një përkujdesje më e madhe nga drejtoria e QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë për të mundësuar një furnizim më të mirë me antimalarikë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive  në QSUT.

Medikamentet antimalarikë nuk qarkullojnë dhe nuk janë të regjistruara në vendin tonë. Aktualisht, është vetëm një medikament i regjistruar, por ai nuk është i mjaftueshëm. Pra, duhen bërë përpjekje për të gjetur rrugë dhe mundësi në mënyrë që medikamentet të jenë këtu. Unë dua të konfirmoj gjithashtu që këtë herë mendimi i mjekëve specialistë, veçanërisht atyre infeksionistë, nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Ka një përkujdesje të shtuar qoftë nga drejtoria e QSUT-së, qoftë nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar furnizimin me antimalarikë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në vendin tonë.

Aktualisht ne kemi një sasi të mjaftueshme për të përballuar raste emergjente, por gjithsesi duhet të jemi të sigurtë që në rast se shtohen rastet me malarie gjatë periudhës së verës, ne të jemi në gjendje për të menaxhuar situatën. Unë besoj që shumë shpejt në bashkëpunim me drejtorinë e QSUT-së dhe kompanitë farmaceutike, në kuadrin e 2-3 javëve do të mund të kemi një sasi të mjaftueshme dhe të domosdoshme medikamentesh.

Ndërkohë, lind nevoja që gjithsesi, edhe pse shërbimi ynë është i përditësuar dhe është i pasur me staf mjekësor, të krijohet mundësia e shkëmbimit të një lloj eksperience qoftë në vendet ku shqiptarët shkojnë për të punuar apo qoftë me institutet e mirëfillta të studimit të sëmundjeve tropikale.

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru