Malarja përplas institucionet me deklarata të kundërta

silva bino

E ndërsa malarja është kthyer në çëshje të ditës në vendin tonë kanë ardhur edhe reagime në lidhje me deklaratët e hedhura nga drejtues institucionesh. Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastriliu deklaron se këtë vit ka pasur 50 raste me malarie, ndërsa specialsitë e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë për një shifër 28 raste këtë vit. Shefja e shërbimit të sëmundjeve infective në ISHP, Silva Bino madje pohon se ndryshe nga sa është deklaruar nuk ka asnjë rast me malarje nga Kukësi.

 

mamastiliu

Ndërsa sa i takon mungesës së medikamenteve Manastirliu deklaron: “Jemi të njohur me situatën dhe me faktin e mungesës së antimalarikëve. Ekzistojnë disa medikamente bazike për trajtimin e këtyre rasteve, por ato të duhurit kur specifikët mungojnë. Këto barna nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Barnave dhe nuk ka gjendje në Shqipëri. Megjithatë ne jemi duke marrë masa që këto barna të vijnë në QSUT në mënyrë që të ofrohet i gjithë kujdesi dhe shërbimi i duhur për këta pacientë për këto raste të importuara të malaries në vend”, u shpreh drejtoresha e QSUT-së.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?